Kronikë
Top 24

Qytetarët vënë firmën që 'harruan' miliantët e PD pasi njollosën Ministrinë e Brendshme (FOTO)

29 Mars 2019, 11:14| Përditesimi: 29 Mars 2019, 11:25

  • Share

Ndërsa ditën e djeshme militantë të Partisë Demokratike sulmuan me bojë të zezë fasadën e Ministrisë së Brendshme, gjatë natës një qytetar i ka vënë "autorësinë" këtij akti. Ka shkruar me bojë të kuqe, "By Lulëzim Basha" (Nga Lulzim Basha).

Personi që hodhi bojën ndaj godinës është identifikuar nga policia për shkak se është kapur nga kamerat, dhe po punohet për ndalimin e tij

Personi qe sulmoi me boje ministrine

Pas përleshjeve me policinë tek Parlamenti, tubuesit udhëhequr nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha u ndalën para Ministrisë së Brendshme, ku pas shumë minutave qëndrimi në heshtje, simpatizantët nisën të spërkasin me bojë të zezë fasadën e ministrisë.

Mbi personin që sulmoi ministrinë lindën aludime në media por edhe nga përfaqësues të mazhorancës, se ai është paguar për të sulmuar me bojë ministrinë, nisur edhe nga një moment në video që lindte dyshime të forta se simpatizanti merrte diçka në shkëmbim nga një tjetër person në protestë. Por këto akuza u mohuan nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Komento

Komente

  • Njesoj: 29/03/2019 11:40

    Nje m*t jane dhe si artiste qe te dy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?