‘Qytete me kala’, kultura elbasanase zbret në Gjirokastër! Edicioni i dytë sjell folklor e spektakël (VIDEO)

17 Qershor 2022, 17:47| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 17:54

  • Share

Folklori, këngët dhe vallet popullore elbasanase ndërthurur me kulturën e qytetit të gurtë jugor sollën një atmosferë të vërtetë festive në edicionin e dytë të festivalit “Qytete me kala” në Gjirokastër.

Realizuar nga artisti Gazmend Kafa, ekspozita me piktura peisazhesh dedikuar zonave me karakteristike të Elbasanit është ajo që çeli festivalin e këtij viti.

"Elbasani ka pësuar transformime të mëdha kohët e fundit dhe shumë nga këto peisazhet që kam bërë unë nuk ekzistojnë më", tha piktori Gazmend Kafa.

Për drejtorin e Kulturës në Këshillin e Qarkut, Elbasan Blendi Gremi, aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të promovuar, vlerat e trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qyteteve shqiptare.

“Ky projekt ka domethënie të madhe sepse në rradhë të parë promovon vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore. Kemi një kala kodrinore apo malore dhe një kala fushore. Tani më jemi duke shikuar që të na bashkohen dhe qytete të tjera me kala si Berati, Shkodra etj”, tha Blendi Gremi, drejtor në këshillin e qarkut të Elbasanit.

Festivalit nuk i mungoi dhe tenori i njohur elbasanas Kastriot Tusha, për të cilin organizme të tille janë një zhvillim për kulturën e promovimin e talenteve të reja.

“Qytete me Kala”, erdhi këtë qershor në edicionin e dytë në qytetin historik të Gjirokatstrës, ndërsa pritet që vitet e ardhshme këtij projekti kulturor t’I bashkohen dhe qytete të tjera.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?