Qytetet që 'shtrënguan' xhepat përballë COVID! Më kursimtarë banorët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit

16 Shkurt 2021, 18:16| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 19:22

  • Share

Bizneset dhe individët vitin e kaluar u përfshinë nga një valë kursimi, si pasojë e pasigurisë së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Banka e Shqipërisë raporton se depozitat në fund të 2020-ës arritën në 10.4 miliardë euro, me një rritje prej më shumë se 763 milionë eurove.

Si rrethi me përqendrimin më të madh të aktivitetit ekonomik dhe të popullsisë, në Tiranë ka qenë edhe niveli më i lartë i kursimit. Konkretisht në fund të 2020-ës, depozitat në Tiranë u rritën me 62.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2019, ndërsa në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar të vitit, që përkoi me kohën kur nisi edhe pandemia, depozitat janë rritur me 27.7 miliardë lekë.

Më pas renditet Durrësi, me rritje të nivelit të kursimeve me 4.8 miliardë lekë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2019. Konkretisht nga 89 miliardë lekë që ishin depozitat në vitin kur ndodhi tërmeti, arritën në 93.9 miliardë në fund të vitit të pandemisë.

Për shtrëngim të xhepit flasin edhe të dhënat për qarkun e Elbasanit, ku bizneset dhe qytetarët atje kanë kursyer 3.2 miliardë lekë më shumë se në 2019-ën. I ndjekur nga Vlora me një rritje prej 2.6 miliardë lekësh, Fieri me 2.2 miliardë lekë më shumë dhe më pas renditet Lezha me 968 milionë lekë më shumë depozita dhe Shkodra me një rritje prej 889 milionë lekësh.

Ky fenomen nuk po ndodh vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën, dhe kjo për shkak se fokusi i shpenzimeve më shumë ishte tek medikamentet dhe produktet ushqimore. Për ekspertët e fushës së ekonomisë kursimi ishte i pritshëm dhe do ndikojë negativisht në ekonomi, pasi janë frenuar investimet. 

NIVELI I DEPOZITAVE NË TIRANË

Tremujori IV 2019         534.1 mld lekë

Tremujori IV 2020         597.1 mld lekë

Diferenca                       +62.9 mld lekë

NIVELI I DEPOZITAVE NË DURRËS

Tremujori IV 2019             89 mld lekë

Tremujori IV 2020          93,9 mld lekë

Diferenca                       + 4.8 mld lekë

NIVELI I DEPOZITAVE NË ELBASAN

Tremujori IV 2019            60,7 mld lekë

Tremujori IV 2020               64 mld lekë

Diferenca                          +3.2 mld lekë

NIVELI I DEPOZITAVE NË RRETHE

Vlorë                      +2.6 mld lekë

Fier                        + 2.2 mld lekë

Lezhë                     +968 mln lekë

Shkodër                + 889 mln lekë

DEPOZITAT NË SHQIPËRI

Në vitin 2020               10,4 mld euro

Në vitin 2019                 9,6 mld euro

Diferenca                 +763,1 mln euro

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?