Qyteti Evropian i Sportit, Shkodra paraqet kandidaturën për 2025! Zv/kryetari i bashkisë: Ndikon në ekonomi dhe turizëm

27 Gusht, 16:29| Përditesimi: 27 Gusht, 17:37

  • Share

Pas Tiranës në vitin 2023, Vlorës për vitin 2024, Shkodra mund të qyteti i tretë shqiptar që bëhet qyteti evropian i Sportit. Kryeqendra e Veriut ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën pranë ACES Europe.

“Ky është një aplikim i bërë nga kryetari i Bashkisë Shkodër. Kemi muaj që përgatitemi për të kandiduar dhe më pas fituar postin e organizimit të këtij aktiviteti. Do kishte një impakt fantastik për sportin si në aspektin sportiv ashtu edhe atë ekonomik dhe turistik,”-u shpreh Rudin Beka, nënkryetar i Bashkisë Shkodër.

“Falënderoj bashkinë Shkodër për dëshirën dhe vullnetin e mirë për të qenë qyteti Evropian i sportit për 2025 dhe shpresoj që edhe Shqipëria në vitet në vijim të jetë pjesë e komisionit dhe Bashkimit Evropian,”-tha Gian Francesco Lupattelli, president i ACES Europe.

“Sporti nuk është vetëm një garë për titullin apo një medalje në Lojërat Olimpike, por sporti është një garë për jetën,”-u shpreh Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

Për të fituar organizimin kushtet lidhen më së shumti me infrastrukturën e përshtatshme sportive që përfshin stadiumin, pallatin e sportit por edhe palestra.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?