Qyteti i Durrësit konfirmon 15 raste të reja me koronavirus, të gjithë janë asimptomatikë

1 Gusht 2020, 14:08| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 14:26

  • Share

Qyteti i Durrësit ka shënuar 15 raste të reja me koronavirus. Sipas informacioneve, të infektuarit nuk kanë simptoma të virusit, pasi të gjithë janë asimptomatikë.

Mungesa e simptomave ka bërë që në mënyrë të pavetëdijshme personat e infektuar ta përçojnë virusin tek njerëz të tjerë, me të cilët kanë pasur kontakt.

Sipas shërbimit epidemiologjik, një pjesë e mirë janë raste kontakti, ndërsa të tjerët nuk dihet se ku janë infektuar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?