Kronikë

Elbasani 'mbytet' nga plehrat, kompanisë së pastrimit i mbaron kontrata! 300 punonjës pa punë, ngrihen në protestë! Kryebashkiaku për Report Tv: Brenda javës merr zgjidhje

3 Dhjetor 2021, 12:11| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 16:25

  • Share

Në rrugë, lagje dhe në pragun e shtëpive, kudo ku hedh këmbën në qytetin e Elbasanit has në pirgje me mbeturina. Qyteti është zhytur në plehra prej një jave pasi kompanisë së pastrimit, "Victoria Invest",  i ka përfunduar kontrata me bashkinë e Elbasanit.

Paaftësia e bashkisë për të zgjedhur në kohë kompani të re ka bërë që qyteti të mbetet pa pastruar prej një jave. Klisni Lala, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Elbasanit tha për Report TV se po presin përgjigje nga Agjencia e Prokurimit Publik për kompaninë e re që do të merret me pastrimin e qytetit.

"Jemi në një situatë të pazakontë për shkak se me firmën që pastronte mbetjet urbane ka tërhequr fuqinë punëtore sepse i ka mbaruar kontrata. Bashkia ka vendosur në dispozicion flotën e mjeteve të agjencisë së shërbimeve publike. Ne jemi duke punuar për ta normalizuar situatën, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Po presim përgjigje nga Agjencia e Prokurimit Publik për shpalljen e fituesit të ri. Kompanisë që ishte i ka mbaruar afati i kontratës", tha ai.

Për situatën foli edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se kjo situatë pritet të normalizohet brenda javës. Ndërkohë i pyetur se çfarë do të bëhet me 300 punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë, Llatja tha se nëse pastrimin do të marrë përsipër Bashkia e Elbasanit, ata do të integrohen në punë.

Largimi i "Victoria Invest" ka nxjerr në rrugë 300 punëtorë. Ata kanë protestuar paraditen e kësaj të premteje duke kërkuar rikthimin në punë.

"Ku ti gjejmë lekët tani, kam kredi për të paguar, të dali kryetari i Bashkisë këtu të na sqarojë, të na japin një rrugëzgjidhje. Ça asistence na tregojnë tani? Kemi 30 vite punë"

"Kam vite punë këtu, jemi 300 punonjës që kemi mbetur në rrugë"

"Kemi nga data 24 nëntor e deri sot të papunë, na kanë braktisur sepse firmës sonë i ka mbaruar kontrata dhe bashkia na ka hedhur poshtë", shprehen ata.

Bashkia e Elbasanit e pranon situatën e pazakontë, por nuk ka ende një përgjigje për punëtorët që paguheshin nga kompania private për pastrimin e qytetit.

 

Video-protesta e puntoreve

 

 

Video-Mbeturinat në qytet

 

 

Video- Klisni Lala, Drejtor i Punëve Publike Bashkia Elbasan

Ora 21:13
Elbasani i ‘zhytur’ nga plehrat, kryebashkiaku për Report Tv: Brenda javës merr zgjidhje! Nëse pastrimi i kalon Bashkisë, 300 punëtorët integrohen në punë

Prej 10 ditësh në qytetin e Elbasanit plehrat kanë dal sheshit, pasi kompanisë së pastrimit i ka mbaruar kontrata, duke krijuar një situatë të pazakontë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se kjo situatë pritet të normalizohet brenda javës.

Ndërkohë i pyetur se çfarë do të bëhet me 300 punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë, Llatja tha se nëse pastrimin do të marrë përsipër Bashkia e Elbasanit, ata do të integrohen në punë.

“Bashkia e Elbasanit funksionin në dy mënyra, e patra që është qyteti që prej 15 vjetësh pastrohet nga një kompani private dhe pjesa e fshatrave që pastrohet nga vetë ndërmarrja  e punëve publike. Prej 10 ditësh kemi pasur këtë problematikë, pasi ndërmarrja e punëve publike është marrë me pastrimin e qytetit.

Shumë shpejt brenda javës tjetër merr zgjidhje e gjithë çështja. Do kemi një situatë të qartë, që edhe ne vetë si bashki do kemi për kompaninë fituese, është çështje ditësh. Gjatë natës kemi marrë makina shtesë nga Bashkia e Cërrikut. Nesër do kemi një normalizim të situatës. Sot ka ngarkesa në koshet e mbetjeve, por jo mbetje jashtë kazanëve ka shumë pak vende ku janë mbetjet jashtë kazanëve.

Pastrimi i qytetit duhen 300 punëtorë. Nëse kompania private, punëtorët e njohin punë, vendin dhe situatën dhe janë më e mira për tu rekrutaur, por nëse bashkia do vazhdojë për një kohë të gjatë dhe do vazhdojë kjo, ne do marrim masat që do e kryejmë vetë pastrimin, këto do jenë një traget grup që do të rekrutohen nga ne për periudhën që do e vazhdojë Bashkia pastrimin”, tha Gledian Llatja për Report Tv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aida: 03/12/2021 22:03

    Bashki totalisht e paafte. Duhen shkarkuar qe nga kryetari e deri tek roja i deres.

    Përgjigju
  • Tan Kateshi: 03/12/2021 21:22

    Viktoria Invest , prone Fat Kucit, pastron Elbasanin !? Nuk ju ha mortja? Po keta kane bere lufte ne favor te PD-se ne 1997 dhe kane ne kurriz disa vrasje, poe theksoj vrasje.

    Përgjigju
    • Mond kosen: 06/12/2021 06:58

      Beri lufte me ata qe e gjobiten banden e tan kateshit dhe i treguan vendin per te kuptuar se te ndershmit triumfojne mbi bandat, hajdutet dhw kriminelet

  • erindi: 03/12/2021 20:02

    Kjo eshte nje pa aftesi e drejtusve te bashkise te cilet duhet te vine ne pergjegjesi penale.... Perse nuk behet tenderi perpara se te mbaroi ky qe ishte....?

    Përgjigju
  • Ouuu: 03/12/2021 17:25

    Kur mbaron nje kontrate duhet te paraprihet me tenderin e ri,sepse pastrimi i qytetit eshte eshte nje proçes qe nuk duhet te nderpritet qoftë edhe per nje minute.Ne kete rast personat e administrates qe mbulojne kete proçes minimumi duhet te largohen nga kjo detyre per pa aftesi dhe nese ka dashakeqesi ne ndjekje penale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?