Qyteti në Kinë në karantinë/ Myrteza për Report Tv: Do u bëhet tamponi 9 mln banorëve

12 Tetor 2020, 17:20| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:28

  • Share

TIRANË- 12 raste me COVID-19 të identifikuara gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë shkak që autoritet të fusin për 5 ditë në karantinë qytetin e Qingdaos në Kinë dhe të Iu zhvillojnë testin e tamponit 9 milion banorëve.

Sipas gazetarit shqiptar në Pekin, Edison Myrteza, kjo masë ekstreme po merret për herë të dytë në  Kinë , pasi më parë janë testuar 11 milion banorë të Wuhanit, prej nga e pati edhe zanafillën koronavirusi.

Myrteza shton se në Kinë prej muajsh nuk ka asnjë humbje jete, por lajmi i keq sipas tij  është se virusi nuk është zhdukur plotësisht, pasi herë pas here del një vatër e re që ngren alarmin e përhapjes në masë të virusit.

“Ashtu siç e theksuat një qytet shumë I famshëm për sa i përket turizmit, ai i Qingdaos duket se do futet në karantinë të plotë dhe do zhvillohet testi i tamponit për 9 milion banorë. Për 5 ditë do futen në  karantinë. 

Kanë qenë 12 raste gjatë 24 orëve të fundit që kanë ngritur alarmin. Duke parë këtë situatë qeveria e qytetit ka menduar të kryejë testin e tamponit për 9 milion banorë. Ky është rasti i dytë pas Ëuhan ku 11 milion banorë u testuan.  6 milionë do kryejnë testin e tamponit brenda 3 ditëve. Pjesa tjetër 2 ditët në vazhdim.  Një masë ekstreme vetëm për 12 raste pozitive. Nuk dihet a ka më të infektuar. Ka disa muaj që Kina nuk ka regjistruar asnjë të infektuar brenda Kinës. Vetëm të ardhur nga jashtë.

Nga ato që unë kam parë,  deklarohet se fillimisht bëhet një tampon përpara futjes në karantinë dhe para kontrolleve mjekësore. Bëhet kontroll i gjakut dhe skaner i gjoksit dhe mushkërive. Pastaj bëhet tamponi përfundimtar. Janë 3 kontrolle mjekësore.

Prej disa muajsh nuk ka asnjë person që ka humbur jetën. Nuk ka as persona të infektuar. Një pjesë e personave që kanë qenë në spitale kanë dalë. Pjesa më e madhe e të infektuarve ka qenë mbi 55-60 vjeç. Duket se vëmendja është përqendruar tek Qingdao. Për fat të keq virusi duket se nuk mund të zhduket plotësisht. Do ketë diku një valë shpërthimi. Nuk mund të themi se ka përfunduar gjithçka 100%”, tha gazetari shqiptar, Edison Myrteza.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?