Qyteti pranë Adriatikut dhe Jonit ofron 30 mijë euro për ata që vendosin të jetojnë aty

22 Nëntor 2022, 11:56| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 11:54

  • Share

Disa qytete të Italisë po nisin një skemë të re për të tërhequr sa më shumë banorë. Një prej qyteteve të saj, Puglia, i cili është një qytet pikturesk, ku do t'u paguajnë njerëzve deri në 30,000 euro që ata të zhvendosen aty, ku janë shtëpi të pabanuara.

“Ne ofrojmë deri në 30 mijë euro për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen këtu dhe të blejnë një nga këto banesa të braktisura. Financimi do të ndahet në dy pjesë. Ai do të jepet për blerjen e shtëpisë dhe pjesërisht për restaurimin e saj”, tha Alfredo Palese, një zyrtar lokal.

Ajo që e bën këtë ofertë edhe më tërheqëse është fakti se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e mrekullueshme të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca, që ndodhet mes detit Adriatik dhe atij Jon, raporton CNN.

Ky është rasti i fundit i tentativave të autoriteteve lokale në Itali në përpjekje për të rivitalizuar shumë “fshatra fantazmë” dhe zonat rurale në të gjithë vendin.

Presicce ka zyrën postare, një supermarket, por edhe një bankë, njihet si “qyteti i arit të gjelbër”, për shkak se është i mbushur me gjelbërim dhe ullishte.

Bashkia ka nisur tashmë skema të tjera për të joshur më shumë banorë, duke përfshirë përfitimet tatimore për të ngritur aktivitete të reja biznesi dhe bonuse për fëmijë për familjet me fëmijë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?