Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 28-vjeçari në Kukës

21 Korrik 2022, 14:33| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 15:21

  • Share

Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas dëshmitarëve ngjarja është shënuar në fshatin Përbreg të Kukësit. 28 vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.

Po sipas dëshmitarëve, thuhet se i riu pasi ka hipur mbi makineritë ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Ai u transportua menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtoj duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?