Foto ilustruese

Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një prej elektricistëve në Gjirokastër

31 Maj 2021, 18:38| Përditesimi: 31 Maj 2021, 18:50

  • Share

Ka ndërruar jetë elektricisti Gëzim Çabej, i cili mëngjesin e sotëm ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike në lagjen Gërhot në Gjirokastër.

Ai është transportuar 2 orë më parë me helikopter drejt kryeqytetit pas rendimit të gjendjes shëndetësore. Bëhet e ditur se elektricisti i ndjerë kishte hemoragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme. Transportimi i tij në Tiranë ishte mundësia e fundit për t'u normalizuar.

Ndërkohë i plagosur mbeti edhe kolegu i tij L.V, i cili po ashtu ra në kontakt me rrymë elektirke dhe u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm.

Në katër muajt e fundit, ky është elektricisti i katërt i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës, duke shënuar bilancin më të rënde.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?