TIRANË- Gjatë paradites së kësaj të shtune një i ri, ka humbur jetën si pasojë e ardhjes në kontakti me rrymën elektrike.
Ngjarja që i mori jetën, 27-vjeçarit G.B, është shënuar rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, Tiranë në një lokal.
27-vjeçari ishte pronari i lokalit. Ky ambient ishte në përfundim e sipër si biznes, ndërsa do të vihej së shpejti në funksion, kryesisht si një bar kafe për studentë.
Gjatë shtrimit dhe instalimit të kabllove elektrike, për fat të keq ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ngushullime familjes por shoh shume te rinj qe pa patur fare eksperience bejne punen per te marre para por eksperienca vlen me shume se parate.
Përgjigju