Kristaq Viso, prifti në Korçë i cili u rrëzua nga çatia e kishës rreth dy javë më parë ka ndërruar jetë.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme.
"Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!
Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!
Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!", shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.
Kur ndodhi ngjarja
Kristaq Viso u rrëzua nga çatia (19 maj) teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina. Nga vjetërsia dhe kalbja e pjesës së tavanit, prifti ra brenda ambjenteve të kishës pasi struktura u shemb.
Sipas burimeve kisha do të rikonstruktohej së shpejti, ndaj dhe prifti Kristaq kishte hipur në çati për të hequr materialet të cilat mund ti hynin në punë.
Pas incidentit të ndodhur me kërkesë të kryepeshkopit Joan u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij ishte shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë dhe trup.
Komente
