Kronikë
Top 24

Ra nga lartësia e kanioneve të Erzenit, policia shpëton 42-vjeçarin

21 Prill 2019, 19:26| Përditesimi: 21 Prill 2019, 19:31

  • Share

Forcat e komisariatit nr 1 shpëtuan pasditen e sotme një turist i cili u gjend në vështirësi pasi kishte plagosur këmbën pranë “Shpellës së Pëllumbasit”.

I plagosur që u ndihmua nga policia quhet, Gazmend Gugalli, 42 vjeç i cili duke eksploruar zonën rrëshkiti nga lartësia dhe për pasojë ndrydhi këmbën. Pas njoftimit efektivët e policisë arritën të nxirrnin 42-vjeçarin nga rrëpira që kishte rënë.  Më pas ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Kujtojmë se në Maj të vitit të kaluar një person humbi jetën pasi ra nga lartësia po në këtë zonë në afërsi të "Shpellës së Pëllumbasit" ku trupi i tij u gjet disa ditë pas incidentit nga polumbarët e RENEA-s.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?