Kronikë

Ra nga lartësia në lumin Erzen, vijojnë prej 4 ditësh kërkimet për gjetjen e të riut/VD

22 Maj 2018, 14:12| Përditesimi: 22 Maj 2018, 14:27

  • Share

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 20-vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili humbi në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, pasditen e të shtunës, më 19 maj. I riu ra nga lartësia teksa ecte mes shkëmbinjve dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Erzen.


Xhorxho Seferi

Shoku i tij, 21-vjeçari Fabio Dukagjini, u hodh për t’i shpëtuar jetën dhe mbeti edhe vetë në shkëmbinj, por fatmirësisht u shpëtua. Ndërkohë, prej katër ditësh vijojnë kërkimet në grykën e Skuaranës, në lumin Erzen, për gjetjen e 20-vjeçarit.

Polumbarët njoftojnë se gjatë ditës së sotme do të devijohet nga forcat xheniere edhe një pjesë tjetër e lumit, me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur. Përgjatë shtratit të lumit, kërkimet vijojnë edhe nga një grup punonjësish policie të Stacionit të Policisë Farkë.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?