Në lidhje me vdekjen e punëtorit 56-vjeçar ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, autoritetet vendosën në pranga inxhinierin me iniciale D.K., 34 vjeç.
56-vjeçari me iniciale I.B., humbi jetën pasi ra nga një lartësi teksa punonte në kantierin e ndërtimit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:10 në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Ndërkohë një tjetër 39-vjeçar i cili është inxhinier në firmën e prodhimit të parafabrikateve në Kamëz është nën hetim.
Kjo pasi dje (3 shtator) një 35-vjeçar humbi jetën në punë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të pasdites dhe dyshohet se 35-vjeçarin me iniciale B.M., e ka kapur makineria e fabrikës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.