Kronikë

Ra nga lartësia teksa punonte, 44-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Itali (EMRI)

25 Maj 2019, 19:24| Përditesimi: 25 Maj 2019, 19:40

  • Share

ITALI- Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 12:00 të ditës së sotme në një kantier ndërtimi në Torino të Italisë. Mediet italiane raportojnë se viktima është Kastriot Ndou. Ai është rrëzuar nga lartësia gjatë orarit të punës, duke përfunduar nën rrënoja.

Ekipet e emergjencës nxorrën nga rrënojat trupin e pajetë të 44-vjeçarit shqiptar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në punë ku humbi jetën shqiptari. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?