Liridon Azemi

Ra nga Maja e Thatë, del FOTO, kush është i riu nga Kosova që humbi jetën në Tropojë

28 Korrik, 10:56| Përditesimi: 28 Korrik, 10:57

  • Share

TROPOJË- Liridon Azemi, 30 vjeç, humbi jetën në Tropojë pasi ra nga lartësia e malit ‘Maja e Thatë’.

Ai u rrëzua nga lartësia më 26 korrik, por vetëm dje u arrit që të nxirret trupi i pajetë i të riut.

30-vjeçari nga Podujeva ka qenë duke eksploruar bjeshkët e Tropojës, ndërsa dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, 30-vjeçari ra nga lartësia.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit për të nxjerrë trupin e pajetë, ndërsa në bashkë me të ishin edhe 3 persona të tjerë që ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?