Foto ilustruese

Kronikë

Ra nga shkallët e betonieres, humb jetën punëtori! Arrestohet administratori i firmës

9 Gusht 2020, 12:59| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 13:02

  • Share

CËRRIK- Një 55-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga shkallët e betonieres teksa po punonte.

Mësohet e ka humbur jetën A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, ndërkohë që është arrestuar administratori A.S., 53 vjeç.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Njoftimi i policisë
Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik,  në përfundim të veprimeve hetimore,  arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin : A.S., 53 vjeç,  banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit  ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme  shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar aksidentalisht  nga shkallët e betonieres dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?