Futbollisti senegalez Maguette Gueye

Sport

Racing zyrtarizon Maguette, Partizani përfiton shumë më pak se ç'priste! Detajet e transferimit të mesfushorit

23 Gusht 2024, 11:40| Përditesimi: 23 Gusht 2024, 11:45

  • Share

Maguette Gueye është zyrtarisht futbollisti i La Ligas së 2 spanjolle, pasi ish-futbollisti i Partizanit i cili përfitonte një pagë 2 mijë euro në muaj në Tiranë, ka firmosur për ekipin e Racing Santander deri në vitin 2029. Mesfushori është larguar nga të kuqtë pas dy sezoneve, duke humbur lojtarin më të shtrenjtë në përbërje.

Ndonëse në mediat spanjolle dhe portalin e ‘Transfermarket’ pretendohet se transferimi është kryer për 1 milionë euro, klubi i kuq ka përfituar më pak. Burime bëjnë me dije se Partizani për 21-vjeçarin ka marrë pak më shumë se 500 mijë euro si dhe ka mbajtur 15% të kartonit në rast shitje në të ardhmen.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?