Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Radha e Vettingut/ Nga Bendo, Elisabeta Imeraj tek Hajdari, 30 VIP-at para KPK 

6 Shkurt 2019, 07:44| Përditesimi: 6 Shkurt 2019, 10:04

  • Share

Pas vendimit për konfirmimin në detyrë të Donika Prelës, emra të tjerë njohur të drejtësisë shqiptare po i nënshtrohen filtrit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Verifikimi i shumicës së tyre ka nisur që gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, ndërsa në ditët në vijim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të njoftojë datat e zhvillimit të seancave dëgjimore, ku subjektet do të njihen me gjetjet e konstatuara.

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive të luajtshme, kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët dhe javët në vijim KPK do të marrë një vendim. Që nga data 17 shtator 2018, KPK ka nisur verifikimet edhe për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit ishte pjesë e grupit të prokurorëve që i kërkuan Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkaq, prej më shumë se një viti, konkretisht që nga data 15 janar 2018, kanë nisur verifikimet për ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Një hetim i trefishtë ka nisur edhe për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdarin, ish-bashkëshorten e Azem Hajdarit. Zonja Hajdari është përzgjedhur me anë të shortit, ndërsa përpos të tjerave, ka deklaruar se ka në pronësi edhe në pallat. Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me gjetjet e verifikimit, do të dalë edhe gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni, ish-kryetar i KLD dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Gjin Gjoni është një ndër gjyqtarët më të lakuar në qarqet politike, mediatike dhe ndërkombëtare për çështjen e pasurisë. Verifikimet kanë nisur edhe për kryetarin e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gerd Hoxha, ish-anëtar i KLD. Hoxha u angazhua, përmes shoqatës së gjyqtarëve, për të ankimuar ligjin e Vetingut në Gjykatës Kushtetuese. Edhe zonja Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, po i nënshtrohet Vetingut. Pas mbarimit të mandatit, KLD refuzoi që të kthente zonjën Beçaj në gjyqësor. Vetëm pak para shpërndarjes, KLD e riktheu në Apel zonjën Beçaj, pasi kjo e fundit fitoi betejën në të gjitha shkallët. Gjithashtu, janë përzgjedhur me short prej kohësh për t’ju nënshtruar Vetingut edhe prokurorët pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beci, Klodian Braho dhe Edvin Kondili, të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. 

Sot para KPK 
Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Eriol Roshi, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e kryegjyqtarit të Tiranës përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Nga verifikimi i pasurisë së deklaruar, Eriol Roshi deklaron pasuri dhe të ardhura të zakonshme, por megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë sot KPK. 

30 emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve që po verifikohen nga Komisioni i Vettingut

Komento

Komente

  • Agim: 06/02/2019 10:48

    Mire do ishte qe KPK ta bente vetingun per nje periudhe shume te shkurter se me keto ritme do 10 vjete te mbaroje.Dhe mbasi te mbaroje te gjithe gjyqtaret jane bere miliarder dhe pune e madhe se i hoqen e nderkohe do jene bere femijet e tyre gjyqtar dhe kjo histori keshtu do vazhdoj pergjithmon.Prandaj mendimi im eshte qe per te gjithe gjyqtaret te ndiqet e njejta procedure si per ata qe kandidojne per SPAK pra tepergjohen te gjithe gjyqtaret sepse vetem ne kete menyre do kene frike te bejne pislliqe.

    Përgjigju
  • Jani: 06/02/2019 08:44

    Maria Qirjazi thellesisht e korruptuar Fisi burrit te saj ka vrare nje te ri ne Finiq Dhe kjo i nxorri pa faj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?