Radha në Kakavijë dhe Ilir Meta

Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Ndërprisni pushimet, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe! Ngrihuni në këmbë për garantimin e lëvizjes së lirë

13 Gusht 2022, 10:30| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 11:20

  • Share

"Çdo qytetar shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa atdhe!" Ky ishte reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për radhën kilometrike të automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës ndërsa kishte një thirrje për kryeministrin Edi Rama dhe Olta Xhaçkën. Meta i kërkon që të ndërpresin pushimet dhe të vihen në lëvizje për të marrë cdo masë në mënyrë që emigrantët shqiptarë të mos qëndrojnë për orë të tëra në pika kufitare për shkak se pala greke punon vetëm me 2 sportele në dalje dhe hyrje.

Ndër të tjera i kërkon autoriteteve që të marrin masa për të mos braktisur emigrantët shqiptarë me fëmijë e të moshuar duke i lënë në kushte të vështira. 

“Çdo qytetar shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa atdhe! I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t'i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë", shkroi Meta.

Një kërkesë e kishte dhe për autoritetet greke, të cilëve u thotë që të bëjnë gjithçka për të shmangur radhë kilometrike në pikat e kalimit kufitar duke theksuar se imazhet i turpërojnë të dyja vendet tona.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona”, shkroi Meta.

Komento

Komente

  • Iris: 14/08/2022 03:12

    Reagimi i Likes eshte qesharak dhe pakuptim.Cfare faj ka qeveria pse shqipot zgjedhin per te ardhur ne atdhe kohen me te keqe,qe koncidon me pushimet e Gushtit si per shqipot,si per greket,me faktin qe eshte fundjave dhe me faktin qe te Henen,greket kane feste fetare St.Merine dhe shtoi kesaj dhe dembelizmin karakteristik grek,dhe ja ku krijohet formula per probleme!Shteti shqiptar nuk mund t'i imponohet shtetit grek,pse shqipot duan te livadhisin,aq me teper kur kane tere jeten ne Greqi,i kane mesuar huqet dhe zakonet e tyre dhe prape bejne idiotin e paditur kur ngecin me ore te tera ne kufi.

    Përgjigju
  • kastriot: 13/08/2022 15:42

    ore mose beje patriotin ti kjo kshu ndothe pere festa gjithmon ketu e 30 vjet o Like mose beje propaganden e te mirt se e dime cfare mostre je

    Përgjigju
  • Tarzani: 13/08/2022 15:19

    Prape me te njejten Teori ky. Kap ca te kapesh e beje lajme. Maksimumin e sporteleve ke te hapur. Kane marr te gjithe leje ne javet e fundit.

    Përgjigju
  • urim: 13/08/2022 14:05

    O ilir meta , je i vetmi qe ske goje per me fol , i mbarove pushimet ne dubai ti e po vjen te besh gek mek tani

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 13/08/2022 12:33

    Po ikë o koqe kandari,kush je ti o fiks,o hajdut,o vrasës, që mender të digjet barku për Shqipërinë e shqiptarët,ti bashkë me debulesën tënde sb jeni fatkeqsia e këtij kombi,boll më 30 vjet ju ish spiunët e sigurimit dhe të dërguarit e posaçëm të Rami Alisë e vratë,vodhët,tradhëtuat,dogjët e veshët me të zeza nënat e motrat shqiptare për interesat tuaja sllavo-komuniste o fuksa të ish sigurimit e agjentë të UDB-së. Veçse mos harroni dhe nëse për ju drejtësia nuk do t'i vendosë pikat mbi "I" Zoti nuk harron dhe një ditë në mos ju,pjellave tuaja nga sytë kanë për t'ju dalë ato çka ju i keni bërë këtij kombi.

    Përgjigju
  • O Ilir: 13/08/2022 11:39

    O hajdut na cave t*apin shko futi nonje dopjo Skrapari

    Përgjigju
  • Barti: 13/08/2022 11:30

    Po kur ishe ti kryeminister e ne qeveri o like,,,cbeje per refugjatet qe rrinin nga 10 dit ne kufi...apo u bere patriot tashi qe po te afrohet burgu..

    Përgjigju
  • alma: 13/08/2022 11:23

    vetem budalliqe di te flasesh o like

    Përgjigju
  • silvi: 13/08/2022 11:22

    bej ca pushime dhe ti o kok krisur boll u more me llafe

    Përgjigju
  • era: 13/08/2022 11:21

    Kaq i deshperuar qenke o ilir qe me keto budallalleqe merresh cpun ka rama me radhet ne dogana seshte pergjegjesi e tija

    Përgjigju
    • Furtuna: 13/08/2022 11:38

      Jo c’ne, sikur eshte Kryeminister Rama dhe te kete pergjegjesi. Fajin e ka vetem Saliu.

  • geni: 13/08/2022 11:19

    ky perfundimisht eshte i dehur dhe sdi ca flet po mir o ilir a ka nje shtet te botes ku kryeministri shqetesohet per radhe ne dogana a je i pire apo ben vete kete dua te di

    Përgjigju
  • Taqi: 13/08/2022 10:40

    Kur ishe ti plaku mere president sa here i nderpreve pushimet dhe shkove ne dogana?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?