Një qytetar i tha Report Tv se u nis për në Kapshticë për të kaluar drejt vendit fqinj pas përgjigjes që i kishte ardhur nga shteti grek pas aplikimit që bëri, por tashmë që kuota u plotësua rrezikon që të kthehet pasi i skadon përgjigja e tamponit, që vlefshmërinë e ka 72 orë.
"Kam që në 8 mëngjesit këtu, për 2 makina nuk na lejuan, se u plotësua numri 300 veta. Ka edhe fëmijë të vegjël. Nuk mund të kthehemi pas se na mbaron tamponi, nesër në mëngjes. Nëse nuk kalojmë nesër në mëngjes, i thonë 500 euro, dhe 500 i pagova, i thonë një mijë euro. 100 veta jemi këtu.
Kjo është ulje për qeverinë tonë. Ti bëjë thirrje grekut, fëmijët po digjen në diell. Ne aplikuam për dje në mëngjes dhe më thanë do të kalosh sot, erdhëm, por nuk po bëhet asgjë. Natën do ta kalojmë këtu sonte, nuk kemi se çfarë të bëjmë. Të hënën filloj punën në Greqi, nëse nuk paraqitemi dalim nga puna, kjo na kushton më shumë" tha ai.
Lajmi kryesor:
Plotësohet kuota '300'/ Vijon radha në Kapshticë! Emigrantët në pritje: Sot na skadon tamponi, do fle në autobus! Postbllok për ndalimin e mjeteve të reja
//ReportTv.al