Radhët kilometrike në Kapshticë

Sociale

Radhë automjetesh në Kapshticë, shkak fluksi i turistëve dhe emigrantëve shqiptarë, situata drejt normalizimit

31 Tetor 2021, 15:03| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 15:31

  • Share

Nën zhurmën e borijeve dhe radhëve kilometrikë është “zgjuar” mëngjesin e sotëm pika kufitare e Kapshticës, megjithatë situata është drejt normalizimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, mësohet se shkak është bërë fluksi i madh i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të cilët janë futur në tokën shqiptare javën e fundit.

Të dyja doganat, ajo shqiptare dhe greke po punojnë me sportelet maksimale për normalizimin e situatës dhe duket se ajo po vihet nën kontroll.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 1408 dhe kanë dalë 1441 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?