Aplikimi i sistemit SIS nga policia greke në kufi shkaktoi radhë automjetesh në tokën neutrale pranë doganës së Kapshticës.
Mbi rreth 60 automjete u bllokuan për rreth dy orë pasi aplikimi i sistemit SIS nga pala fqinje krijon një vonesë prej 3 minutash për makinë në kontrollin e dokumentacionit të qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga Greqia.
Burime për Report Tv thanë se vonesa në kontrolle nga pala greke do të jetë e pranishme për disa kohë deri në integrimin e plotë të sistemit.
“SIS”, ose Sistemi i Informimit Shengen kryesisht ka të bëjë me nxjerrjen e të dhënave të personave që kanë ekspuls.