Kronikë

Radhë dhe situatë kaotike prej 3 muajsh në Portin e Durrësit! ‘Mariner Adriatic’ s'ofron shërbim për konteinerët! Rrezik që kompanitë të përdorin portet fqinje

6 Korrik 2021, 19:29| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 19:39

  • Share

DURRËS-100 kamionë të tonazhit të madh kanë orë e orë të tëra që presin për t'u ngarkuar në portin detar të Durrësit. Kjo për shkak se kompania Mariner Adriatic(HILI) , që ka në zotërim terminalin e konteinerëve nuk është në gjendje që me shërbimet e saj të plotësojë nevojat e subjekteve sipas kontratave që kanë me të për përpunimin e konteinerëve në ngarkim apo shkarkim.

Shoferët e kamionëve kanë kohë që ankohen për radhët e gjata dhe orët e ditët që ju duhet të presin për t'u ngarkuar apo shkarkuar.

Një prej shoferëve sqaron se sot janë në radhë 100 kamionë nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia të cilët në këtë vapë presin radhën që të kryejnë ngarkimin dhe shkarkimin e tyre. Një situatë e tillë ndodh sepse kompania nuk ka në gatishmëri mjetet e ngarkim shkarkimit që quhen Risteker. Ato janë vinça me gomë, të lëvizshëm enkas për konteinerët. Nga 5 që disponon kjo kompani punojnë 1 ose 2 prej tyre,ndërsa të tjerët nuk janë në gatishmëri.

Një situatë e tillë thonë shoferët ka të paktën 3 muaj që ndodh herë pas here.

Në 2 raste shoferët kanë protestuar pranë zyrave të kompanisë për këto vonesa. Edhe 2 ditë më parë ata ngritën zërin por situata ka mbetur po ajo. Duhet theksuar gjithashtu se edhe anijet, që vijnë nga portet fqinj, për një punë që duhej të mbaronte për 24 orë punë, detyrohen të presin me ditë të tëra prej 3 muajsh tanimë!

Një situatë e tillë rrezikon që subjektet tregtare shqiptare, maqedonase apo kosovare t'i drejtohen porteve të Greqisë apo Malit të Zi për të marrë shërbimet e ngarkim shkarkimit të konteinerëve me anë të të cilëve ata eksportojnë apo importojnë mallrat e tyre. E kështu tarifat e majme rrezikojnë të largohen nga porti i Durrësit e bashkë me portin humbasin edhe agjencitë detare e padyshim humbësi më i madh do të jetë dogana.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 06/07/2021 21:43

    Shoferet kane te drejte por kncensioni duhej perfubduar dhe Autoriteti portual duhet te merrte sherbimin.Por gjithmone te korruptuarut dhe te degjenwruarit e politikes per rrushfet shesin dhe gruan.Rrace e poshter por sje ci ben SPAKut kur nk ju fut prangat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?