Pas Kakavijës edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës ka pasur radhë të gjatë mjetesh. Shkak për këtë situatë është testi i shpejtë që u kërkohet udhëtarëve. Testi i shpejtë është detyrim për çdo individ që ikën për në Greqi. Pala greke punon me një sportel, ndërsa kryen edhe testet e shpejta. Nga 1-20 gusht kanë hyrë 29148 persona, nga të cilët 20184 të huaj dhe kanë dalë 21000, ku 14 148 persona të huaj, pjesa tjetër janë shqiptarë.
Radhë të gjata janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në doganën e Kakavijës. Udhëtarët shqiptare, kryesisht emigrantë që kthehen në vendet e punës në shtetin fqinj kanë pritur për orë të tëra në temperatura të larta, ku autokolona e makinave shkon deri në 1 km.
Më herët edhe në pikën kufitare të Kakavijës radha e makinave vajti deri në 1 km për shkak të testit të shpejtë që kërkohet nga pala greke.
Lajmi kryesor:
1 km radhë në Kakavijë për të kaluar në Greqi, çdo shqiptari i bëhet test anti-COVID! Policia shqiptare me 4 sportele, pala tjetër vetëm me 2
//ReportTv.al