Mini aksidenti që shkaktoi radhën 8 km në autostradë

PAMJE/ Aksidenti i vogël që bllokoi qarkullimin e mjeteve në Tiranë-Durrës! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

29 Korrik, 18:02| Përditesimi: 29 Korrik, 19:27

  • Share

Një aksident i vogël shkaktoi radhë kilometrike automjetesh këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës, teksa në Vorë është bllokuar qarkullimi. 

Policia rrugore bën me dije se shkak është bërë fluksi i lartë i pushuesve, ndërsa  Report Tv mëson se përgjatë autostradës ka pasur një aksident fatmirësisht pa viktima, dhe ka siguruar edhe pamjet e mjetit të aksidentuar, pranë të cilit gjendet vetëm një makinë policie.

Shqiptarja.com sjell dhe pamje nga qarkullimi i bllokuar në autostradë, ku makinat kanë ndaluar prej minutash lëvizjen.

Trafiku prej aksidentit është krijuar 8 kilometra në ardhje, nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit.

Gjithashtu mësohet se prej fluksit të lëvizjeve në autostradë krijohen përplasje të voglë mes makinave me dëma të vogla materiale, por që krijojnë radhtë kilometrike në rrugë.

 

 

 

Lajmi ne përditësim...

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Smile: 29/07/2024 20:13

    Nëse bllokohet aksi Maminas - Kashar, i bie që aksidenti të jetë bërë në drejtimin e autostradës Durrës- Tiranë. Prandaj më të saktë në titull se ngatërroni drejtuesit e mjeteve. Për të mos komentur për makthin e trafikut në të dy krahët e "rrugicës" Tiranë - Durrës....

    Përgjigju
    • Trafiku: 29/07/2024 23:42

      Te drejt ke vella , Rrugic quheet prrej disa vituesh

  • Marsupi 03: 29/07/2024 19:19

    U bej thirrje autoriteteve: ca jane laca dhe spinela me marsup krah-qafe, syze me skelet floriri, mjekërrcjepër ose jo, te gjith te kalojn nga ndroqi ose kamza, URGJENT!

    Përgjigju
  • shofer: 29/07/2024 18:30

    Pse nuk permend njeri qe bllokimi i Thumanes ka sjelle gjithe trafikun e Veriut ne autostraden e Durresit ku vjen gjithe Jugu. Me keq do behet. Nuk kishte pse te bllokohej hyrja nga rruga e vjeter ne Thumane sepse eshte bere me para taksash, por detyrojen shoferat qe te paguajne me zor tani. Ku eshte ajo opozita qe eha merkau, apo e ka marr gjoben.

    Përgjigju
    • Shofer i politizuar: 29/07/2024 19:00

      Po pse vjet qe nuk ishte thumana nuk behej trafik?? Llafe kafenesh kot pa pike sensi edhe pse ka disa vite ne kete periudhe keshtu behet sepse ka fluks sh me te madh se kapacitetet e rrugeve tona.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?