KUKËS- Radhë kilometrike makinash janë krijuar në segmentin Morinë-Kukës, për të dalë nga Kukësi me destinacion bregdetin shqiptar dhe portet shqiptare.
Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve drejt Shqipërisë, është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar. Arsye të tjera të këtij fluksi janë edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik.
Një tjetër arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovar në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë si dhe rruga e ngushtë tek kthesa e Urës së Drinit të Zi pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re të Rrugës së Kombit. Policia rrugore e Kukësit, po orienton drejtuesit e mjete.
Fluksi është aq i madh pasi vargu i lëvizjes së mjeteve të vogla dhe autobuzëve nuk ka të ndalur. Kjo situatë në këtë segment ka qenë prezentë çdo ditë të gushtit sidomos gjatë fundjavës.
Shmangin masat anti kovid ne Kosove! dhe vijne e infektojne tek ne,se Kosova eshte vater e kovidit,shteti Shqiptare duhet te mari masa same pare.
PërgjigjuKeta qe s’lene llaf pa share Shqiperinee Kryeministrin e zgjedhur me votat e popullit.Shqiperise ja duan te mirat,plazhet e natyren e saj ama vrerin e vjellin per dite,nepermjet rrjeteve sociale e mediave te tyre.Faqezinj...