Sociale

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Vërmicës, kamionët nga Shqipëria presin për të hyrë në Kosovë, shkak masa që ndaloi lëvizjen e tyre në autostrada (VIDEO)

28 Korrik, 20:14| Përditesimi: 28 Korrik, 20:37

  • Share

Një rradhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar në aksin Bardhoc–Vermicë të rrugës Morinë-Kukës me drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin të hyjnë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.

Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Edhe pse orari ka përfunduar kamionat po presin për të hyrë në Kosovë kjo edhe nga mos përballimi i këtij fluksi nga autoritet doganore të Kosovës për kryrjen e procedurave diganore.

Radha e kamionëve nisi që nga fshati Bardhoc dhe vijon deri te hyrja e doganës së Vermicës. Sot ishte dita e fundit e kësaj mase, e cila ka qenë në fuqi gjatë 15 ditëve të fundit të korrikut.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?