Partia e Lirisë ka reaguar pas radhëve të gjata të shkaktuara në pikën kufitare në Kapshticë për të shkuar në drejtim të Greqisë, për shkak se pala greke po punon me sportele të reduktuara. Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i kërkon Ministrisë së Jashtme që të kontaktojë palën greke, për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e qytetarëve, të cilët po torturohen në radhë.
‘Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës! Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë! Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!’- shkruan Blushi.
Lajmi kryesor:
Radhë makinash në pikën kufitare të Kapshticës, situata rikthehet në gjendje normale pas disa orësh
M.Q./ReportTv.al