Kronikë

Radhë të gjata automjetesh në Kapshticë, emigrantët kthehen në vendin fqinj pas festës ‘E hëna e pastër’! Qytetari: Kemi pyetur po s'kemi marrë përgjigje, 3 orë në pritje

3 Mars, 17:16| Përditesimi: 3 Mars, 18:53

  • Share

Kapshticë-Një radhë e gjatë autmjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Braho, dhjetra makina presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë patur disa ditë pushim lidhur me një festë që njihet si "E hëna e pastër".

Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë.

Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke është më e ngadaltë pasi po punon me vetëm 3 sportele.

Ndërkohë qytetarët janë shprehur se prej tre orësh janë në radhë.

“Kemi tre orë që presim këtu. Nga shtëpia jam nisur që në 12. Edhe kur erdhëm këtej kështu bën pala greke. Që nga 96’ ngelëm duke pritur”, tha një qytetar.

“Kam mbi një orë këtu. Jam me familjen, kam pyetur 2 herë po nuk kam marrë përgjigje”, u shpreh një tjetër.

Kemi tre orë në doganë. Duhemi për në punë nesër, po s’kemi ç’të bëjmë. Nuk na kanë dhënë asnjë informacion. Vetëm me pak ditë pushim shiko çfarë bëhet” tha një qytetar teksa priste të kalonte doganën.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?