LEZHË- Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë fluks të lartë automjetesh përgjatë superstradës Milot-Lezhë.
Gjatë drejtimit për në zonën turistike të Shëngjinit është krijuar një trafik i rënduar dhe në disa raste edhe bllokim të qarkullimit.
Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, 15 mijë kosovarë kanë kaluar pikën kufitare të Morinës.
Policia rrugore është vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.
Komento