Kronikë

Radhë të gjata kilometrike në Kakavijë, udhëtarët dynden që në orët e para të mëngjesit

30 Qershor 2021, 12:22| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 16:45

  • Share

Udhëtarët që duan të kalojnë në kufirin grek paraditen e sotme janë përballur me radhë të gjata kilometrike në doganën e Kakavijës. Dyndja e tyre që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar fluks në sportele duke bllokuar kështu edhe kalimin.

Për shkak të masave anti-COVID të vendosura nga qeverie Greke, drejt kufrit fqinj lejohet të kalojnë vetëm 1500 persona. Burime nga drejtoria e Kakavijës bëjnë me dije se deri më tani kanë kaluar drejt kufirit grek 1100 persona, ndër të cilat 180 kanë qenë automjete dhe 20 autobusë. Ndërsa akoma është mesditë duket se kuota po plotësohet.

Aktualisht pala greke po punon me 3 sportele, por përsëri fluksi mbetet i lartë, për shkak të përqëndrimit të udhëtarëve gjatë orarit 06:00 deri 11:00. Komandanti i Policisë Kufitare apelon që të shmanget ky orar në mënyrë që të jetë më i përballueshëm fluksi. 

Për mikrofonin e Report Tv udhëtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje fluksin në doganë duke theksuar se kanë rreth 1 orë që presin në radhë.

"1 orë. Nuk na kanë dhënë shpjegime.

Kemi 1 orë. Ndoshta nuk punon greku. Kush të na japë shpjegime.

1 orë. Kam ardhur nga Elbasani. Po shkoj për punë, në shpi", thanë disa udhëtarë.

Report Tv mëson se ky problem ka shqetësuar edhe drejtorin e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj, i cili do të inspektojë pikën kufitare. Merkaj do të mbajë një takim me drejtuesit për të dhën direktiva për të menaxhuar fluksin.

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?