Radhë të gjata në spitale, epidemiologia Daja: Vala sezonale e gripit dhe virozave zgjat deri në shkurt! Qytetarët të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura

6 Janar 2023, 11:49| Përditesimi: 6 Janar 2023, 12:12

  • Share

Teksa ka radhë të gjata në spitale për shkak të virozave dhe gripit, epidemiologia e ISHP, Rovena Daja thotë se vala sezonale mund të zgjasë deri në fillim të muajit shkurt. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se më të prekurit janë fëmijët, tek të cilët temperatura zgjat disa ditë.

“Shumica dalin grip dhe jo Covid. Momentalisht kemi të bëjmë me qarkullim më të madh të gripit. Kemi testime të Covid, por jo në nivelet e një viti më parë. Kurba e gripit ka nisur të rritet, do të arrijë pikun në fund të muajit janar ose deri në javën e parë të muajit shkurt. Më të prekurit janë fëmijët. Temperatura zgjat disa ditë”, tha Daja.

Po ashtu sugjeroi qytetarët që të vaksinohen dhe të bëjnë kujdes duke mbajtur maska e duke shmangur vendgrumbullimet pasi po qarkullon edhe variant Omicron i Covid-19.

“Ndërkohë po qarkullon dhe Covid, kryesisht variant Omicron. Të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid dhe gripit. Masat në këto raste është higjiena maksimale, mbajtja e maskave. Meqë koha është e ngrohta, mirë do ishte të mos frekuentohen lokalet e mbyllura, të mos qëndrojnë në vendgrumbullime”, tha Daja.

Situatë e rënduar me viroza dhe grip është në thuajse të gjitha ambientet spitalore të vendit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?