Radhë të gjatë në Morinë! Rikthehen emigrantët për fundvit, shqiptarët dynden drejt Kosovës për festat (VIDEO)

30 Dhjetor 2019, 09:16| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 14:03

  • Share

Në pikën kufitare të Morinit prej pasdites së djeshme vijojnë radhët e gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit. Po kështu ka pasur edhe shqiptarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t'i kalojnë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata. Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës deri tani nëpërmjet pikës kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 persona, të huaj dhe shqiptarë për 24 h e fundit.

Sipas shefit të turnit në pikën e doganës, Shefshet Gashi fluksi më i madh i automjeteve është pasdite, pasi shumë emigrante zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 persona të huaj dhe shqiptarë. 

1577693761_rradhekufi.jpg

Radhët në Morinë

Ndërkohë që nga doganat në kufi me Greqinë vijojnë hyrje-daljet. Në Kapshticë sot nuk ka radhë, ndërsa dje kanë hyrë  4900 persona dhe kanë dalë 3779, teksa po punohet me 7 sportele. Në Kakavijë nga ora 01:00 deri në orën 08:30 në kanë hyrë 4600 persona mes të cilëve 300 të huaj, ndërsa të tjerët shqiptarë. Kanë hyrë 12 autobusë.

1577695563_kapshtice2.jpg

Dogana në Kapshticë

Nga Shqipëria kanë dalë 2321 shqiptarë me 8 autobusë dhe automjete të tjera. Pala greke punon me 2 sportele. Radhë ka pasur në mëngjes herët në palën greke, ndërsa tani është normalizuar. Në Vlorë nga porti kanë hyrë 1100 persona dhe kanë dalë 735 në 48 orët e fundit, ndërsa në Qafë Botë nuk ka pasur fluks. Gjatë 24 orëve në portin e Durrësit kanë hyrë 5 tragete, 4 nga Bari dhe një nga Ankona. Prej tyre kanë zbritur 3548 udhëtarë dhe 985 automjete. Ndërsa kanë dalë nga porti i Durrësit 1700 udhëtarë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?