Radhë në kakavijë/ Qytetarët presin për testin e COVID! Konsulli Shqiptar për Report Tv: Problem me grupin që merr tamponët (VIDEO)

12 Gusht 2020, 12:33| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 21:30

  • Share

GJIROKASTËR- Që prej mëngjesit, nën temperatura të larta, emigrantët shqiptarë që kishin ardhur për pushime në Shqipëri, kanë pritur prej disa orësh në Kakavijë për të bërë tamponin, i cili është kusht për t'u futur në shtetin grek.

Karvani i automjeteve që presin në radhë ka shkuar deri në 6 kilometra, ndërsa siç shihet në pamje, qytetarët nuk po respektojnë distancimin fizik gjatë qëndrimit në sportele, ndërsa disa prej tyre janë pa maska, duke rrezikuar përhapjen e pandemisë. Të lodhur ata shprehen se nuk e dinë se kur do të mbarojë pritja e tyre.

"Kemi që në orën 11 që presim"

"Kemi 6 orë që presim dhe nuk e dimë se kur do kalojmë. Mbrapa nuk kthehemi dot. Njeri nuk do t'ia dijë", tha disa nga qytetarët për Report Tv.

Për këtë situatë në kufi, Ministria e Jashtme në një reagim për Report Tv bëri të ditur se Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ka kontaktuar me Autoritetet greke të cilat i kanë pohuar se kufiri grek nuk është mbyllur dhe puna vazhdon. Shkak i radhëve të gjata është bërë një problem me grupin shëndetësor grek që kryen testet e tamponëve pasi punojnë me orar të tejzagjur.

Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë vetëm gjatë ditës, pasi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë janë të mbyllura. Ndërsa nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes këtyre dy pikave kufitare do të karantinoret për 7 ditë.

Ora 15:18
Radhë të gjata në Kakavijë për tamponin, qytetarja: Punohet vetëm me një sportel, të merren masat

Një nga qytetarët që ndodhet në doganën e Kakavijës,  Irena Lame thotë se duhet të merren masa dhe të koordinohet puna sepse po qëndrojnë në duke pritur prej orësh në temperaturën 38 gradë celsius.

"Jemi që në orën 11, makinat kanë lëvizur me një ritëm shumë të avashtë. Kemi folur me ministrinë e jashtme dhe atë të brendshme, por nuk është dhënë zgjidhje. Njerëzit lëvizin pa maska dhe nuk është marrë asnjë masë. nuk po bëhet asgjë, kur temperatura shënon 38 gradë celsius dhe ne jemi këtu. radha është deri poshtë që të çon në fshatin Kakavijë. Numër ambasade nuk na kanë dhënë edhe dogana na ka thënë që mos ta marrim. Kemi kërkuar sqarim dhe na kanë thënë që nuk është faji jonë. Është vetëm një sportel, as tualete nuk ka tualete, ka gra,  të moshuar, jemi pa mbrojtje", tha qytetarja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 12/08/2020 22:40

    I shtu shkojn punte kur ne shqipni ska zote shpijete. Populli ka mete rrugash. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?