Erjon Bani dhe Nancy VanHorn, 13 dhjetor 2024

Sociale

Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së SHBA me gjyqtarin Bani

12 Shkurt, 20:44| Përditesimi: 12 Shkurt, 20:51

  • Share

Radiotelevizioni Shqiptar ka postuar mbëmjen e kësaj të mërkure (12 shkurt 2025) një lajm sikur e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, VanHorn, ka takuar gjyqtarin Erjon Bani.

E futur në kontekstin e një mbështetjeje politike nga Ambasada e SHBA për gjyqtarin që ka marrë masën e sigurisë ndaj Veliajt, lajmi duket qartazi një keqpërdorim politik i RTVSH në këtë klimë të ngarkuar politike në betejat e drejtësisë me politikën.

Lajmi është shoqëruar me fotografinë e një takimi që e ngarkuara me punë VanHorn ka pasur me gjyqtarin Bani në dhjetor të vitit të kaluar.

Siç dihet, RTVSH është rekord për punësimet politike nga zyra e shtypit e PD. Aty janë së paku disa drejtues emisionesh dhe gazetarë që vazhdojnë të jenë edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke e bërë qesharak statusin ligjor, por edhe besueshmërinë publike të këtij stacioni, i cili tani ka mbetur edhe pa drejtor.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?