Radogoshi rrëfen qëndresën intelektuale të Kutelit: E arrestuan dhe se mbrojti Kosovën me vargje e lekun shqiptar nga Jugosllavia!

4 Gusht 2022, 18:28| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 18:42

  • Share

Në 115-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit, vit që përkon me turbulenca diplomatike në rajon, ku termat bashkim e ndarje, hapje e mbyllje, krijojnë kontraste brenda një kombi, ish-kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve në Kosovë Kadrush Radogoshi kujton qëndresën intelektuale të  shkrimtarit, përkthyesit e ekonomistit kundrejt Kosovës. Në ‘44-ën, kur Shqipëria komuniste kishte raporte të ngushta me ish-Jugosllavinë, shkrimtari flet për rezistencën në vargje të  Dhimitër Paskos ndaj zaptimit të Kosovës përmes “Poemit kosovar”.

“Ju e dini historikun e viteve ’45 dhe se Mitrush Kuteli është arrestuar për vargjet e shkruara në “Poemin kosovar”, thotë shkrimtari Kadrush Radogoshi.

Po në këtë faqe të historisë, ku deri në kapërcyell të vitit ’48 flitej për bashkim doganor, monetar e njësim të tregut të Shqipërisë e vendeve të tjera të Ballkanit me ish-Jugosllavinë, Radogoshi thotë se Kuteli e ka kundërshtuar haptazi një nismë të tillë, si përfaqësues i lartë i Bankës së Shtetit Shqiptar. Mjaft studiues e lidhin edhe arrestimin e tij me këtë qëndrim kritik, e madje të urdhëruar sipas tyre nga ish-Jugosllavia.

“Mitrush Kuteli ishte drejtor i Bankës së Shtetit Shqiptar dhe ai e mbrojti lekun shqiptar në raport me dinarin jugosllav, sepse jugosllavët plaçkitnin gjithçka. Edhe përmes dinarit jugosllav. Dhe Kuteli iu kundërvu kësaj plaçkitje financiare që donin të bënin jugosllavët në raport me shtetin shqiptar, dhe për fat të keq u ndëshkua”, shton më tej ai.

Protagonist i letrave e personalitet i kohës në financë shkrimtari në këtë vit përkujtimor u nderua edhe nga Akademia e Shkencave me titullin “Nderi i Akademisë”.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?