AUSTRALI -Tenisti Rafael Nadal tregoi se ndeshja e parë e fituar pas rikthimit nga dëmtimi ndaj Dominic Thiem nuk ishte rastësi. Spanjolli mposhti në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi edhe tenistin vendas, Jason Kubler.
37-vjeçari nuk e vendosi në dyshim ndeshjen dhe e mbylli me dy sete 1-6 dhe 2-6 brenda një orë e 21 minutave. Tashmë, Nadal kalon në çerekfinale aty ku do të përballet me australianin, Jordan Thompson teksa objektivi i 22 herë fituesit të titujve Grand Slam, është të jetë në formën maksimale për "Australian Open" që fillon në datën 14 janar.
"Mendoj se ndeshjen e nisa shumë mirë, kisha vendosmërinë dhe shpirtin e duhur për garën. Kisha ndjekur video të Kubler dhe e dija formën me të cilën duhet të sulmoja. Shkoi gjithçka shumë mirë. Isha një ndeshje pozitive dhe jam i lumtur që do të kem shansin të luaj sërish në këtë turne", tha mes të tjerash Nadal.