38-vjeçari spanjoll dhe legjenda e tenisit, Rafael Nadal ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga loja që e bëri të njohur në botë.
Fansat përshëndetën heroin e tyre në një ceremoni emocionale në një arenë në Malaga pas ndeshjes së tij të fundit profesionale, në humbjen 2-1 të Spanjës në Davis Cup ndaj Holandës të martën mbrëma.
22 herë kampioni i Grand Slam-it kishte humbur më parë 6-4, 6-4 ndaj holandezit, Botic van de Zandschulp, duke i dhënë fund një serie prej 29 ndeshjesh me fitore teke në Davis Cup dhe duke ulur perden e karrierës së tij mbresëlënëse.
‘’Unë largohem nga bota e tenisit pasi kam takuar kaq shumë miq gjatë rrugës. Kam kaq shumë njerëz për të falënderuar. Po largohem me qetësinë se kam lënë një trashëgimi sportive dhe personale për të cilën mund të jem krenar.
Faleminderit për të gjithë ju, publik. Janë mbi 20 vjet (karrierë), vite të mira, vite të këqija. Unë kam qenë në gjendje të jetoj me të gjithë ju. Jam ndjerë me shumë fat që ndjej kaq shumë dashuri nga e gjithë bota, veçanërisht këtu në Spanjë’’, tha Nadal.