Rafineria e Ballshit, Balluku: Kërkojmë një investitor të përgjegjshëm! Shpresojmë që në fund të shkurtit të marrë zgjidhje

29 Dhjetor 2020, 13:20| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 13:24

  • Share

1609244502_balluku2.jpg

Lidhur me rafinerinë e Ballshit, Ministrja Belinda Balluku deklaroi qeveria shpreson që në fund të muajit shkurt, të marrë zgjidhje kjo çështje. Ajo thotë se qeveria po kërkon një investitor të përgjegjshëm dhe serioz që përmes investimit ta bëjë funksional rafinerinë dhe të prodhojë përfitime.

“Nuk është as e jona e qeverisë rafineria e Ballshit. Është një ndërmarrje e privatizuar prej vitesh. Që nga dita e parë që kam qenë në këtë detyrë më është dashur të bëjë një koordinim jashtë çdo përgjegjësie shtetërore midis rafinerisë vetëm se kryeministri ka qenë sensitiv ndaj këtyre punonjësve. Këtu ku ka ardhur situata ne po mundohemi që krah bankës që është në të vërtetë pronarja legjitime e asaj rafinerie, sepse dhe kompania azere nuk ka performuar mirë përsa i përket pagesave jemi munduar që të lypim për Shqipërinë dhe të trokasim në çdo derë të mundshëm që ajo të kalojë në dorën e një investitori të përgjegjshëm. Ne nuk presim që të vijnë bamirës në Shqipëri, ne presim që të kemi një investitor të përgjegjshëm, me ndjeshmëri ndaj industrisë. Shpresoj që jo më vonë se fundi i muajit shkurt të ketë përfunduar e gjithë procedura ligjore nga ana e bankës dhe nga ata investitorë, njëri prej tyre të marrë atë rafineri për të zgjidhur problemin që kemi atje. Nuk kemi vendimmarrje të natyre tjetër” – tha Balluku.


Lajmi kryesor:

Balluku: Shtyhet afati i kolaudimit për ata që do e kryenin në janar! Tenderi për rrugën Milot-Fier do rihapet pas 20 janarit


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?