Uzina e Ballshit dhe Erion Braçe

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Erion Braçe: Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati një aset kombëtar jetik

4 Dhjetor 2021, 10:10| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 10:26

  • Share

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë prej ditësh për situatën e krijuar në rafineritë e naftës.  Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie. Për këtë situatë të krijuar ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij fundit i rafinerisë nisi që në vitin 2008 kur Sali Berisha ia dha një privati këtë pasuri kombëtare. 

Postimi i plotë

Ka tre gjera që të dhembin në rafinerinë e Ballshit!

▪e para;

Rafineria e Ballshit nuk është thjesht një uzine ne atë qytet; është vetë Ballshi! Që nga viti 2008 kur një kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga #shteti tek privati, për interesa të familjes dhe nen gojëmbylljen e shumë politikanëve në pushtet e opoziteë, një aset kombëtar jetik, mungesa e transparencës dhemb pa fund, madje te ngre nervat! Po e nis nga fundi; tani që rafineria po demontohet, po hedhin ne ajër togfjalëshin “e ka shitur banka”! Cila bankë? Ku hyn banka? Në 2008-tën Rafinerinë e Ballshit e bleu Rezar Taçi në një proces korruptiv, kriminal; Në 2013-tën, në korrik, fill pas humbjes së pushtetit nga familja, rafinerinë e Ballshit e shiti Rezar Taçi dhe e bleu një kompani e regjistruar ne nje parajse fiskale ne Ishujt Virxhin; Nga ajo ditë, në QKB nuk as shitje e as blerje, mbi të gjitha nuk ka asnjë bankë në listën e pronarëve; Në ekstraktin e Anika Merçuria etj, ka vetëm regjistrim te veprimeve përmbarimore. Atëherë, pse nuk u thuhet naftëtarëve se kush është pronari, çfarë pobën, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili është qëllimi?! Në atë rafineri kanë hyrë shumë deri para dy vitesh; e kanë perdorur, kanë shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur!

Tani, e vërteta është detyrim!

▪e dyta;

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formës së prerë! Perse nuk zbatohen?! Në to ka jo vetëm detyrim për të paguar rrogat e punëtorëve, por edhe detyrim për të ruajtur asetin deri në shlyerjen e punëtorëve. Qeveria prej një viti-do vazhdojë edhe vitin tjetër, paguan rroga për punëtorët; ka bërë shumë mireë! Por detyrimi për rrogat e prapambetura është ndaj privatit, është vendim gjykate dhe i pa kapërcyeshëm me rrogat qe paguan qeveria. Nëse nuk ndodh këtu bie sistemi, biem në padrejtësi.

▪e treta;

Interesi publik ne rastin e naftës e derivateve te saj, është interes kombëtar, strategjik. Në jemi i vetmi vend ne Evropë me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mirëqenie për çdo qytetar. Por ne nuk kemi plan ne këtë drejtim!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/12/2021 02:47

    Z.Brace perse ke frike ?!Ai krimineli ne pushtet ka nje emer,perse nuk e permend? Perse nuk i bllokoni e t'i sekuestroni objektet qe kane rendesi kombetare,cfaredo te jene ato,industriale,kulturore,turistike,historike?Perse lejoni shkaterrimin,tjetersimin,shitjen,apo zhdukjen e tyre?

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2021 14:50

    Shoku Brace, mbase per qeverine tuaj sarajet e toptansve jane me me interes sesa rafineria e Shqiperise.

    Përgjigju
  • emigranti usa: 04/12/2021 14:15

    zoti e ruajte shqiperine nga artiste shqiptare: ahmet zogu,esat toptani,enver hoxha,sali berisha ,ilir Meta

    Përgjigju
    • emigrant usa: 04/12/2021 15:12

      ke drejte po presim dhe per artistin e fundit piktorin artist me penel mndafshi

    • Emigranti Albania: 04/12/2021 14:51

      Ke harruar kte artistin e fundit idhullin tend edvinin qe i la kalamajt pa buke ne familjet shqiptare.po ske faj komunizmi eshte gen nuk crrenjoset kollaj.Fare e keqe.

  • Paul: 04/12/2021 12:42

    Por RAFINERINE sot po e SHEMBi juve. .. pse ia ve fajin te tjereve. Erion...je ti dhe ps e some qe I late 800 nafte tare pa buke. .ju zene buke fytin. ?

    Përgjigju
  • Timi: 04/12/2021 11:53

    Ik o Erjon se keni qe ne 2013 qe jeni ne pushtet. Ia kishit marre tacit dhe leckat e trupit bashke me boden dhe shoket e tij. Po jeni pale sepse nga 2013 e ketej e kane shfrytezuar klientet tuaj. Por ketij populli mire ti behet kur mban horra mbi krye

    Përgjigju
  • Maks: 04/12/2021 11:48

    O deputet po trego mor kush esht pronari nga kush ke frik Dil mor para popullit te ballshit dhe drejto protestat dhe kerkoni ti sekuestrihen pasurit te gjith politikanet qe jan ngaterruar me privatizimen e uzines sidhe sekuestrimin e pasuris se tacit Boll bere propogand kote

    Përgjigju
  • fred: 04/12/2021 11:38

    pse nuk e moret prap ju te shtetit? apo tokat ne qender te tiranes i moret pa problem per ti bere pallate, kurse armon e shitet per skrap, ju jeni kriminele, erion brace ti je nje pesticid i ndyre

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 04/12/2021 11:14

    O Erjon Braçe po ske turp mor burra vogla që flet në ktë mënyr ? Po ju keni që në 2013 që keni ardh në pushtet kur kjo gjë është koruptive pse se bllokuat e pse se konfiskuat ktë rafineri ? Üo vetëm bën bla bla bla e hedh tym në ajër. Ju jeni bashkëpuntor e ortak me hajdutët e kujtoni se bëni njerzit budallenj. Me një fjal nga të katër krahēt jeni pisa, hajdut kriminel mjer ky popull.

    Përgjigju
  • Ppp: 04/12/2021 11:00

    Ndersa kur erdhe ti ne pushtet krimineli duhej te burgosej e aseti jetik ti kthehej shtetit pra shqiptareve Meqe ska ndryshuar gje ti e krimineli jeni nji

    Përgjigju
  • Fshati.: 04/12/2021 10:32

    Dikush e ka shitur, dikush e ke vjedhur, dikush po mashtron e te tjera, ne qofte se ju nuk jeni te afte ta zgjidhni kete çeshtje dhe ta ndeshkoni "dikushin" qe na paska bere hatane, lereni ta zgjidhe Berisha kete çeshtje. Te pakten Berisha nuk thote dikushi jep emra konkret.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/12/2021 10:29

    Pse bën gallat, kur ti e di shumë mirë se të gjitha këto asete i ka serbia në dorë ….!!!

    Përgjigju
  • Turi: 04/12/2021 10:25

    Po pse nuk bere asgje kur ne 2013 erdhe ne pushtet, ti shume mire qe e ngre zerin por nuk mjafton ik shko protesto me naftetaret se je edhe udheheqes I listes se Fierit ndaloje demontimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?