Foto ilustruese

Bota

RAI do të flasë edhe shqip, për herë të parë program për arbëreshët në rajonin e Kalabrisë

11 Shtator, 18:47| Përditesimi: 11 Shtator, 18:50

  • Share

Kalabria bëhet rajoni i parë me statut të vetëm në Itali që aktivizon programet e Rai-t të dedikuara për një gjuhë minoritare.

Marrëveshja e fundit e nënshkruar midis Presidencës së Këshillit të Ministrave në Itali – Departamentit për Informacionin dhe Botime – dhe RAI-t, dhe Kontratës së Shërbimit Publik , i cili njeh identitetin për të drejtat pakicat gjuhësore historike është bërë për arbëreshët e këtij rajoni.

Një program 13-mujor, me projektin që u bë nga Massimo Fedele, drejtor i RAI-t në Kalabri. Njoftimi u pasqyrua në një mesazh nga Anila Bitri Lani, Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, të lexuar nga Konsullja e Nderit Anna Madeo: “Ky është një hap themelor jo vetëm për arbëreshët, por për gjithë miqësinë italo-shqiptare.”

Programi do të fillojë transmetimin më 21 shtator, me një episod çdo të diel në televizion. Në radio, një program që përfshin dhe eksploron të gjitha aspektet e kulturës arbëreshe do të transmetohet nga e hëna deri të premten, me përsëritje në fundjavë, shkruan Ansa.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?