Tirana është destinacioni i preferuar për italianët, madje edhe për turizmin dentar, shkruan RAI News.
‘Një biznes në lulëzim, madje edhe në epokën e COVID-19, me protokolle kundër infektimit dhe masa shumë strikte të sigurisë. Shëndeti dentar nuk ndikohet nga kriza, të paktën në Shqipëri.
Këtu, në dy muajt e fundit biznesi ka vazhduar të rritet ndjeshëm përkundër pandemisë.
Ndërsa në Itali koronavirusi ka çuar në një bllokim të plotë të sektorit, me klinika dentare të mbyllura dhe profesionistë të detyruar të merren vetëm me raste jashtëzakonisht të rënda, në Tiranë kolegët e tyre vazhdojnë të punojnë me flukse gjithnjë e më të larta të pacientëve, shpesh të ardhur nga Italia, që kanë zgjedhur kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Ndër elementët më të suksesshëm duhet të nënvizojmë një model inovativ të “turizmit shëndetësor”, i cili në Shqipëri, ndryshe nga realitetet avangardë si Dubai apo India, është zhvilluar në mënyrë horizontale.
Afërsia gjeografike dhe kursimet deri në 50% në kujdesin e dhëmbëve do të thotë që gjithnjë e më shumë italianë vendosin të fluturojnë për në Shqipëri për shëndetin e tyre të dhëmbëve.
Kosto e ulët, por me cilësi të lartë shërbimesh: një kombinim që i ka lejuar këtij vendi të mbijetojë edhe krizën postCovid-19, duke ecur kundër së tashmes dhe duke rritur më tej biznesin e tij’, përfundon RAI News.