Raiffeisen Bank përuron ambientet e reja në degën kryesore në qytetin e Korçës

14 Janar 2022, 16:29| Përditesimi: 14 Janar 2022, 17:15

  • Share

Raiffeisen Bank përuroi ambientet e reja të degës së saj në qytetin e Korçës, në bulevardin “Fan Noli” duke shënuar investimin e parë të rëndësishëm të këtij viti në rrjetin e saj të degëve. Tashmë bizneset dhe klientët individë në qytetin e Korçës, krahas një shërbimi cilësor nga stafi i kualifikuar, do të mirëpriten në një ambient me kushte dhe standarde të larta bashkëkohore. Më shumë hapësirë për klientët, organizim me efikas i shërbimit, shërbim Wi-Fi brenda njësisë, si edhe përmirësimi i infrastrukturës janë disa nga përfitimet e sjella nga transformimi i degës sipas standardit të ri.

Ofrimi i një shërbimi sa më cilësor dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të shërbimit  është prioritetet për Raiffeisen Bank me vizionin për të qenë grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare, me fokus të veçante në produktet digjitale duke i ofruar klientëve akses në shërbimet bankare në çdo kohë dhe lehtësi shërbimi financiar. 

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, z. Christian Canacaris, Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, përfaqësues të Bordit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale në qytetin e Korçës, etj.  

 “Korça është një qytet veçanërisht i rëndësishëm për Bankën tonë dhe evenimenti i sotshëm është kujtesë e një premtim të vazhdueshëm për të mbështetur dhe investuar në këtë komunitet. Prandaj, për të qenë më afër jush dhe për të përmbushur nevojat tuaja të biznesit, ne kemi investuar për të rinovuar degën dhe për të ofruar standarde më të mira bashkëkohore në mënyrë që klientët individë dhe bizneset të ndihen të mirëpritur”, tha në fjalën e tij Z. Canacaris.  

Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo falënderoi Raiffeisen Bank për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin që ka dhënë në qytetin e Korçës ne projekte kulturore, sociale dhe në shëndetësi “Këto ambiente të rinovuar janë një vlerë e shtuar jo vetëm për Raiffeisen Bank, por edhe për qytetin tone”, tha ndër të tjera Kryetari i Bashkisë në fjalën e tij.


Raiffesien Bank Shqipëri është pjese e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vienë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar prej vitit 2005 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 465,000 klientëve.  Raiffeisen On, kanali digjital është platforma më inovative bankare në treg si edhe më e përdorura. Misioni ynë është  të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.
www.raiffeisen.al 

 

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?