Raiffeisen Bank prezanton për herë të parë degën digjitale, lehtëson bankingun për klientët

29 Shtator 2020, 17:17| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 17:19

  • Share

Si pjesë e strategjisë së transformimit të vazhdueshëm digjital dhe ofrimit të shërbimeve novatore Raiffeisen Bank ka sjellë për herë të parë në tregun bankar shqiptar modelin e ri të degës digjitale, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të lehtë dhe më të shpejtë për klientët e saj. Me anë të këtij projekti Raiffeisen Bank përveç ofrimit të shembullit ideal të degës që bazohet në një ekuilibër midis teknologjisë dhe elementit njerëzor, njëkohësisht mbështet edhe përhapjen e kulturës së përdorimit të shërbimeve digjitale në vend.

Projekti i ri i nisur prej 1 shtatorit me pilotimin e dy prej degëve të Raiffeisen Bank, përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin e bankës për të transformuar inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët e saj.

Në dy degët  “Blloku i Ambasadave” dhe “Ali Demi” veprimet cash, tërheqjet dhe depozitimet në Lekë/Euro nuk do të ofrohen në sportelet e arkës, por do të kryhen pranë ATM-ve, si edhe shumë shërbime të tjera bankare mund të kryhen nëpërmjet platformave digjitale, të cilat do t’i mundësohen klientëve në ambientet e këtyre degëve. Gjithashtu, për t’i lehtësuar eksperiencën bankare klientëve, stafi i bankës do të jetë i dedikuar drejt nevojave të tyre për përdorimin e shërbimeve digjitale të bankës si dhe për t’i ofruar këshillim në lidhje me produktet e ndryshme financiare.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes  Z. Lyubomir Punchev, Anëtar Bordi për Biznesin Retail, Znj.Vilma Baçe, Drejtore e Shitjeve dhe rrjetit të degëve në Raiffeisen Bank si dhe përfaqësues të medias.

Gjatë konferencës për shtyp Z. Punchev, u shpreh se Raiffeisen Bank është e angazhuar të ofrojë shërbime me vlerë të shtuar për klientët e saj nëpërmjet inovacionit te vazhdueshëm.

"Ne jemi të lumtur të ndajmë me ju një tjetër risi që Raiffeisen Bank do të ofrojë për klientët e saj, siç është pilotimi i dy degëve të reja dixhitale si pjesë e strategjisë sonë të transformimit digjital. Ky model i ri i degës ofron një përvojë të re dhe unike në shërbimin bankar duke ju përshtatur sa më mirë nevojave të klientëve tanë. Ne u ofrojmë klientëve shërbime më efikase duke përdorur zgjidhje të përparuara teknologjike, gjë që përmirëson përvojën e tyre në të bërit biznes me ne. Me këtë model të ri, qëllimi i Raiffeisen Bank është të ofrojë një shërbim me vlerë të shtuar përmes përqendrimit në shërbimet digjitale dhe ofrimin e konsultimeve që plotësojnë ambiciet e klientëve, duke iu përshtatur një realiteti të ri si pasojë e krizës shëndetësore globale Covid-19. Raiffeisen Bank është lider në treg sa i përket shërbimeve novatore që i ofron klientëve, duke përmendur këtu platformën digjitale Raiffeisen ON si edhe asistencën bankare të ofruar nëpërmjet Chatbot-it të parë në sektorin bankar në Shqipëri (RONA). Kjo nuk na ndal ne që të vazhdojmë misionin tonë, të ofrojmë një eksperiencë të shkëlqyer bankare, duke u përmirësuar vazhdimisht dhe duke ndjekur hap pas hapi nevojat e klientëve tanë.”

Gjatë fjalës së tij Ministri u shpreh: “Jam shumë entuziast mbi transformimin digjital që po kryhet në sistemin bankar në Shqipëri dhe sesi produktet dhe shërbimet e bankës së mirënjohur Raiffeisen Bank po i vijnë gjithnjë e më tepër pranë kërkesave të klientëve, si individ apo sipërmarrës. Dega e re digjitale që vizitova është një lajm i mirë që dëshmon sesi në një të ardhme jo shumë të largët do të shërbehet pranë bankës në mënyrë krejtësisht digjitale. Kjo tregon se në këtë periudhë pandemie ka shërbyer për të reflektuar në mënyrë akoma dhe më të thellë mbi rimodelimin e shërbimeve dhe produkteve, në rastin konkret të bankave. Përgëzoj titullarët e bankës për këtë fazë të re të të shërbyerit por edhe për motivimin e një kulture pune dhe ekipi në përballimin e sfidave”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?