Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”

25 Prill, 13:39| Përditesimi: 25 Prill, 13:45

  • Share

Raiffeisen Invest prezanton për herë të parë në tregun shqiptar fondin me fokus në investime të qëndrueshme ESG, "Raiffeisen Solid".   Ky fond, i pari i llojit të tij i licensuar në Shqipëri padyshim shënon një moment të rëndësishëm, pasi është një reflektim i misionit të Raiffeisen Invest për të qenë pioniere në sjelljen e risive më të fundit si dhe për të integruar konceptin e qëndrueshmërisë në politikat e investimit në treg. 

Fondi i Qëndrueshëm Raiffeisen Solid i jep mundësi investitorëve të krijojnë një portofol miks aksionesh dhe obligacionesh, të cilat janë përzgjedhur duke marrë parasysh kriteret mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse. Investimet në këtë fond janë të kujdesshme dhe i nënshtrohen një vlerësimi të hollësishëm financiar dhe të qëndrueshmërisë.

CEO i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris e konsideron moment historik këtë moment.

“Ne lançojmë sot fondin e parë ESG duke shënuar një moment historik të rëndësishëm jo vetëm për Raiffeisen Invest Shqipëri, por për të gjithë peizazhin financiar në treg. Duke qenë lider i padyshimtë i tregut të fondeve të investimeve në Shqipëri me 5 fonde të prezantuara dhe mbi 90% të tregut është sigurisht një krenari dhe frymëzim ti drejtojmë klientët tashmë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme”, thotë ai. 

Rreth  85% e portofolit të këtij fondi investohet në fondin kryesor ESG, nën administrimin e Raiffeisen Capital Management në Vjenë. Investimet në këtë fond do i nënshtrohen një vlerësimi të hollësishëm financiar.

“Fondi Raiffeisen Solid është një fond në Euro dhe do të ofrohet në treg nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank. Të gjitha ato individ apo kompani që duan të kontribuojnë nëpërmjet investimit të tyre në zhvillimin e qëndrueshëm; kanë një tolerancë mesatare ndaj riskut dhe janë të gatshëm të kenë një horizont investimi së paku 5 vjeçar, për të përfituar maksimalisht nga fondi” u shpreh në fjalën e saj Edlira Konini , Administratore e përgjithshme e Raiffeisen Invest.

Me Raiffeisen Solid, investitorët shqiptarë mund të investojnë në një fond që mbron vlerat e qëndrueshmërisë dhe përgjegjësinë shoqërore. Raiffeisen Invest administron katër fonde Investimi, Raiffeisen Prestigj dhe Vizion, fonde investimi në Lekë, Raiffeisen Miks dhe Raiffeisen Euro, fonde investimi në Euro si dhe një fond pensioni privat.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 25/04/2024 22:34

    Banke me te ndyre dhe hajdute nuk gjen ne Shqiperi. Keta jane thjesht grabitsa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?