Raiffeisen brenda shtepise se femijes Zyber Halluli

Raiffeisen Invest mbështet shtëpinë e fëmijës 'Zyber Hallulli' me materiale shkollore dhe laptop

26 Tetor 2020, 16:34| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 16:39

  • Share

Raiffeisen Invest mbështet shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë, duke bërë të mundur që çdo fëmijë nga klasa e 1-rë deri në klasën e 9-të, në këtë institucion, të mos i mungoj çanta e re e shkollës dhe çdo material tjetëri domosdoshëm për procesin mësimor. Gjithashtu,përveç materialeve të domosdoshëm shkollore, si çantave, fletoreve, stilolapsave, etj  Raiffeisen Invest ka dhuruar edhe 8 laptop, të cilët do t’i vijnë në ndihmëfëmijëve për procesin mësimor online.

Si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, veçanërisht në fushën e arsimit, Raiffeisen Invest e sheh këtë dhurim si përmbushje të përgjegjësive dhe detyrimeve të saj të përgjegjësisë sociale.

Nëceremoninë e organizuar me këtë rast drejtoresha e marrëdhënieve më publikun dhe marketing në Raiffeisen BankZnj.Greta Lekaj duke i uruar suksese fëmijëve për vitin e ri shkollor, u shpreh se Raiffeisen Invest ka qenë gjithmonë pranëfëmijëve të këtij institucioni dhe do të vazhdojëtë jetëedhe në të ardhmen.

Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Ne jemi kujdesur që edhe këtë vit të mos mungojnë çantat e reja dhe çdo gjë tjetër e domosdoshme nëçantën tuaj të shkollës,duke shpresuar se do t’i mbushni këto fletore vetëm me nota të mira.Ju urojmë shumë suksese dhe një vit sa më të mbarë në rrugën e dijes!”, u shpreh Znj.Lekaj.

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijë Znj. Suela Lilollarifalënderoi Raiffeisen Bank, Raiffeisen Invest për kontributin e vazhdueshëm të dhënë nëndihmë të këtij institucioni.

Shprehim mirënjohjen dhe konsideratën për kontributin e dhënë për fëmijët e institucionit tonë. Investimi në ndihmë të dijes është vlerë, e veçanërisht për këtë fëmijë. Ndihma juaj e pakushtëzuar është kontribut në ndihmë të integrimit të tyre akademik dhe social”.

1603726705_Foto11.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?