Kryetarja e Komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se nga 1 qershori do të hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo të brendshme, ora policore do të shtyhet me 1 orë duke u vendosur 23:00-06:00, ndërsa nga 1 korriku tifozët rikthen në stadiume deri në masën 30 %. Do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve.
"Analizuam dinamikën e situatës epidemiologjike për të përcaktuar vijimësinë e masave që do të kemi. Situata është e kontrolluar. Siç duket nga shifra dhe situata është e kontrolluar dhe mendojmë se ky kontroll ka të bëjë më përcaktimi i masave në përputhje me situatën epidemiologjike dhe ndihet efekti i vaksinimit masiv. Në këtë situatë mendojmë se kemi një lehtësim të masave . Nga 1 qershori hiqet maska nga ambinetet e jashtme por do të mbetet në ambientet të mbyllura dhe në transporton publik dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi social. Ora policore shtyhet me 1 orë nga ora 22:00 bëhet në orën 23 -06:00. Klubet e natës dhe diskot do të mbete e mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhet në 50 persona. Nga nga 1 korriku nëse situata mbetet e kontrolluar ora policore do të vendoset 24:00-06:00, ndërsa për muzikën nuk ndryshon.Tifozët rikthen në stadiume dhe do të lejohen deri në masën 30 %" tha Rakacolli
Lajmi kryesor: