Rakacolli: Në Shqipëri asnjë humbje jete si pasojë e vaksinave! Alimehmeti: COVID-i do të kthehet në virus që do prekë më shumë fëmijët

26 Prill 2022, 22:34| Përditesimi: 26 Prill 2022, 22:55

  • Share

TIRANË- Më pak se 50 raste me COVID në ditë apo edhe heqja e të gjithë masave që ishin deri më tani në fuqi, ka bashkuar të gjithë ekspertët për të dalë njëzëri që pavarësisht këtyre treguesve, pandemia nuk ka përfunduar. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli është shprehur se në Shqipëri muajve të fundit ka dominuar Omicron, pa përjashtuar edhe variantin Delta. Ajo është ndalur dhe ka sqaruar se kur duhet të bëhet edhe doza e katërt e vaksinës. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Rakacoli tha se doza e katërt duhet të bëhet pas mbi 4 muajsh.

"Pandemia nuk ka mbaruar, pandemia vazhdon, në Shqipëri mbizotëron varianti Omicron 1, ka dhe 2, ka pasur dhe raste me Delta, një % e vogël, pandemia vazhdon. Doza e katërt pas mbi 4 muajsh pasi ka bërë dozën e tretë", tha Rakacolli.

Ajo shtoi se një kombinim i vaksinave mund të ketë më tepër efekt.

" Nëse ke bërë Astraneca mund të bësh Pfizer si dozë të tretë apo të katër, ka një lloj udhëzimi që vaksinat mund të përdoren të ndryshme, dhe kjo të mbron", shtoi Rakacolli, duke theksuar se në vendin tonë nuk ka pasur efekte të rënda, koplikacione apo humbje jete nga vaksinat.

Që pandemia nuk ka mbaruar, është i mendimit edhe epidemiologu, Ilir Alimehmeti. Ai thotë se COVID-i ka kaluar fazën akute të saj ndërkohë që bëri me dije se ky virus në një të ardhme, jo shumë të afërt, por as shumë të largët, që COVID-i do të kthehet një virus që do të prek më shumë fëmijët.

"Përfundoi faza akute e pandemisë, ky është një virus që do jetoj, se bën mutacione të vazhdueshme, këtë do bëj, dikur në të ardhmen, do të spostohet më shumë të moshat pediatrike. Kemi një situatë të qetë, që masat u hoqën të gjitha. Kur qëndron në karantinë shumë gjatë, thjesht do e shtysh fundit, Omicron ishte i paparashikueshëm, kapi çdo xhep, kapi njerëz që ishin infektuar më parë, që ishin vaksinuar më parë. Elementi tjetër është terreni i imunitetit në popullatë, që nuk ishte ai i vitit të kaluar, kombinimi i tyre bën që të kemi këtë situatë në Europë", tha Alimehmeti.

Në 2 vite pandemi, Rakacolli si zv.ministre e shëndetësisë, tha se u tregua qartë që sistemi ynë shëndetësor nuk u shemb, edhe pse ishte i brishtë krahasuar me vendet e tjera.

"Pandemia tregoi që sistemi shëndetësor shqiptar nuk u shemb, edhe pse ishte i brishtë, tregoi një lloj mirëorganizimi dhe një përballje, pavarësisht shifrave dhe jetëve të humbura", tha zv.ministrja. 

Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi që nga 1 maji të heqë të gjitha masat kufizuese. Po ashtu për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri është hequr detyrimi për certifikatë vaksinimi në pikat kufitare, por do të lejohen të kalojnë vetëm me një test anti-COVID. Gjithashtu i rekomandua edhe një dozë e katër për mbi moshat 60-vjeç me sëmundje kronike.  Që nga nisja e vaksinimit në janar 2021, vendi ynë ka administruar më shumë se 3 milionë doza ndërsa ka ende sasi të disponueshme për përdorim deri në fund të vitit. Aktualisht në vend janë mbi 430 raste aktive, pra 15 raste për 100 mijë banorë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?